ALKAKAPS - Paleta e re e kapsulave të buta xhelatinoze
ALKAKAPS - Paleta e re e kapsulave të buta xhelatinoze
Beta Carotene
Beta Carotene

që dielli të bëhet miku juaj

Gjatë muajve të verës, ekspozimi në rrezet e diellit është e zmadhuar në mënyrë të dukshme. Për këtë qëllim, mbrojtja e lëkurës nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit është tejet e nevojshme.

Përveç preparateve për mbrojtje të lëkurës, me rëndësi është që në këtë periudhë të përdoret sasi më e madhe e beta karotenit, i cili mund të shkaktojë krijimin e melaninit (pigment në lëkurë) dhe ta neutralizojë ndikimin e dëmshëm të radikaleve të lira, e me këtë të zvogëlohet efekti negativ i rrezeve të diellit që gjithnjë e më shumë bëhen më të rrezikshme.

Thënë më thjesht, është tejet i nevojshëm përdorimi i kremit me UV-faktor mbrojtës, kurse për një mbrojtje më të mirë dhe „përgatitje” të lëkurës për rrezitje është edhe përdorimi i beta karotenit.

I vendosur në qelizat e dermisit, i mbron qelizat e lëkurës nga ndikimi i dëmshëm i UV – rezeve, duke mundësuar nxirje më të drejtë gjatë rrezitjes, pa paraqitje të djegieve dhe reagimeve alergjike.

Beta karoteni është antioksidant më i njohur natyror që gjendet në shumë produkte bimore me ngjyrë të verdhë, të portokalltë, të kuqe dhe të gjelbër (karotë, spinaq, kajsi, mango, domate, spec). Me konsumimin e drejtë, i njëjti transformohet në mëlçinë e zezë të njeriut në vitaminë A, vitaminë esencial me shumë funksione në organizëm, ndër të tjerët për të parë të drejtë, veçanërisht natën, pastaj për rritje dhe zhvillim të drejtë.

Prandaj beta karoteni është i njohur dhe si provitaminë A.

Si antioksidant, ai e mbron organizmin nga ndikimi i dëmshëm i të ashtuquajturave „radikal të lirë”, armiq të çdo qelize të gjallë. Konsumimi shtesë i karotenit si shtesë në ushqim nuk mund të shkaktojë dozim të tepërt me vitaminë A, sepse organizmi nga beta karoteni krijon vetëm sasi të duhura të vitaminës A.

Doza maksimale ditore sipas ekspertëve është 6 mg beta karoten. ALKAKAPS beta karoten kapsulat e buta xhelatinoze përmbajnë 2 mg beta karoten të pastër në një kapsulë.

Doza ditore e rekomanduar e këtij prodhimi janë  2 kapsula, në mëngjes dhe në mbrëmje, gjatë ushqimit.

● Përbërja

Paraqesin kapsula të buta xhelatinoze, shtesë në ushqim.

Një kapsulë përmban 6,67 mg beta-karoten 30% (ekuivalent në 2 mg beta-karoten të pastër).

● Rekomandohet

tick Për plotësim të nevojave ditore të vitaminës A dhe
     beta-karotenit gjatë pranverës dhe gjatë verës;

tick Gjatë ekspozimit më të madh në UV – rreze, si përgatitje të      lëkurës për rrezitje.

● Nuk rekomandohet

Nëse jeni tepër të ndjeshëm në beta-karoten dhe hipervitaminozë A;

Mos të merren edhe produkte të tjera që përmbajnë vitaminë A, për shkak të rrezikut nga mbi dozimi.

● Mënyra e përdorimit

2 kapsula gjatë ditës, në doza të ndara, gjatë ushqimit;

Shtatzënat dhe femrat që japin gji mund ta marrin produktin në doza të rekomanduara, pas konsultimit me mjek.