ALKAKAPS - Paleta e re e kapsulave të buta xhelatinoze
ALKAKAPS - Paleta e re e kapsulave të buta xhelatinoze
Garlic
Garlic

Fuqia e hudhrës i koncentruar në ALKAKAPS Garlic

ALKAKAPS Garlic siguron mbrojtje natyrore efikase të zemrës dhe enëve të gjakut, është i pazëvendësueshëm në uljen e nivelit të ngritur të yndyrës në gjak dhe në uljen e shtypjes së gjakut, ka veti të fortë antibakterike dhe e përmirëson imunitetin.

ALKAKAPS Garlic nuk shkakton erë të pakëndshme dhe nuk krijon thartira në lukth.

Në luftën me sëmundjet gjithnjë e më të shumta të zemrës dhe enëve të gjakut (arteroskleroza, shtypja e ngritur e gjakut), roli më të rëndësishëm në mbrojtjen natyrore të këtyre organeve e ka mu hudhra.

Para së gjithash, është e pazëvendësueshme në uljen e nivelit të ngritur të yndyrës në gjak (kolesterolit të përgjithshëm, LDL-it dhe triglicerideve), pastaj është e dobishme në luftën kundër arterosklerozës (e pengon trashjen e mureve të enëve të gjakut dhe e inhibon agregacionin e trombociteve) dhe e zvogëlon shtypjen e ngritur të gjakut.

Për shkak se është i njohur si antibiotik natyror, hudhra, për shkak të koncentrimit të lartë të komponentëve sulfurike, është shumë efikase edhe në ballafaqimin me shkaktarë të ndryshëm infektiv. Është e vërtetuar se lëngu i shtrydhur i hudhrës së freskët, i tretur deri në 1:25 000, mund ta zvogëlojë rritjen e baktereve Staphylococcus, Echerichia coli, Proteus dhe Pseudomonas.

Përveç që ka veti antiseptike, hudhra është efikase edhe në përmirësimin e imunitetit.

Përveç si e freskët, hudhra mund të konsumohet dhe në formë të kapsulave të buta xhelatinoze.

Përparësia e konsumimit mu në formë të kapsulave të buta xhelatinoze është në atë se ato treten vetëm kur arrijnë në zorrë dhe gjatë konsumimit të tyre nuk shkaktojnë erë të pakëndshme dhe nuk shkaktojnë thartira në lukth.

ALKAKAPS Garlic kapsulat e buta xhelatinoze përmbajnë 270 mg ekstrakt yndyror të hudhrës në një kapsulë. Doza e rekomanduar ditore e këtij produkti në varshmëri nga qëllimi është: 3 herë nga 1 deri në 3 herë nga 2 kapsula gjatë ditës, para ushqimit.

Paraqesin shtesë në ushqim, që mund të merret në farmaci pa recetë të mjekut. Paketimi përmban 30 kapsula të buta xhelatinoze.

● Përbërja

Paraqesin kapsula të buta xhelatinoze, shtesë në ushqim.

Një kapsulë përmban 270 mg ekstrakt yndyror të hudhrës

(alii sativi bulbus maceratio oleosa).

● Rekomandohet

tick Gjatë sëmundjes arterite okluzive, për shkak të inhibicionit të      agregacionit të trombociteve;

tick Gjatë hiperlipidemisë – sepse e zvogëlon LDL, kolesterolin      dhe trigliceridet;

tick Gjatë hipertenzionit, sepse e ul shtypjen sistolike të gjakut;

tick Gjatë gjendjes kur është i zvogëluar imuniteti, gjatë      infektimeve.

● Mënyra e përdorimit

3-10 kapsula gjatë ditës, në doza të ndara, para ushqimit.

Preparati merret si kapsulë e tërë dhe pihet me pak lëng.