ALKAKAPS - Paleta e re e kapsulave të buta xhelatinoze
ALKAKAPS - Paleta e re e kapsulave të buta xhelatinoze
Menopaus Relieve
Menopaus Relieve

kundër mundimeve gjatë menopauzës

Menopauza (klimakteriumi) është periudhë e jetës së çdo femre pas ndërprerjes së gjakderdhjes menstruale, e ndjekur me një varg të ndryshimeve para së gjithash në bazë hormonale.

Në këtë periudhë, organizmi i femrës e ndërpret tajitjen e hormoneve femërore – estrogjeni dhe progesteroni, për shkak të së cilës femra ballafaqohet me një varg të ndryshimeve fizike (valë të nxehta, palpitime, djersitje gjatë natës, pagjumësi, infeksione të sistemit urogjenital) dhe ndryshimeve emotive (ndryshim në disponim, koncentrim i zvogëluar, anksiozitet, depresion, iritabilitet, shqetësime të tepruara).

Këto simptome zakonisht zgjasin 3-5 vite dhe paraqiten te 75% të popullatës femërore gjatë menopauzës.

Prandaj për këtë shkak, ekzistojnë 2 alternativa për zbutjen e këtyre simptomave:

● terapi për zëvendësimin e hormoneve, të cilës i shmangemi për shkak të efekteve të padëshiruara që gjithnjë e më shumë paraqiten;

● terapi për zëvendësimin e fitoestrogjenit, gjegjësisht përdorimit të fitoestrogjenit, që gjithnjë e më shumë përdoret.

Fitoestrogjenet janë komponentë bimore me një strukturë izoflavonoide. Sipas përbërjes së tyre ato janë shumë të ngjashëm me hormonet estrogjene dhe për këtë shkak lidhen në mënyrë kompetitive me receptorët estrogjen duke treguar edhe aktivitet të dobët estrogjen. Më të njohur janë genisteini dhe daidzeini, përbërës që më shumë gjenden në sojë (Glycine max).

Mendohet se 100 g sojë përmbajnë deri në 300 mg izoflavonë, doza ditore e izoflavonit te femrat në menopauzë është 40-45 mg.

ALKAKAPS Menopaus relieve kapsulat e buta xhelatinoze përmbajnë 30 mg izoflavonë të pastër, kurse dozat ditore të nevojshme plotësohen me 1-2 kapsula, gjegjësisht 30-60 mg izoflavonë të pastër, që është sasi e mjaftueshme që të parandalohen simptomat e menopauzës.

● Përbërja

Paraqesin kapsula të buta xhelatinoze, shtesë në ushqim.

Një kapsulë përmban 75 mg kompleks bimor të izoflavoneve, 40% (ekuivalent me 30 mg izoflavonë të pastër).

Doza ditore e rekomanduar është 1-2 kapsula, gjegjësisht

30-60 mg izoflavonë të pastër.

● Rekomandohet

tick Për tretman parandalues të simptomave të postmenopauzës:      valët e nxehta, djersitja intensive, çrregullime të gjumit,      lodhje, kokë dhimbje, çrregullim i koncentrimit.

● Mënyra e përdorimit

Nga 1-2 kapsula gjatë ditës;

Mos të përdoren gjatë shtatzënisë dhe gjatë dhënies së gjirit;

Mos të përdoren më gjatë se 6 muaj, pa konsultime paraprake me mjek.